Votën që dhanë deputetët të enjten për të rrëzuar dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor, Ilir Meta e konsideroi si një votë kundër hapjes së negociatave.

 

Meta tha Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi.

 

“Pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Vetë Kushtetuta jonë u miratua me referendum nga populli. Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar dhe kjo na çoi nga demokracia parlamentare në demokracinë e kryetarëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 copë deputetë refuzuan apelin e BE dhe votuan bllokimin e çeljes së negociatave jo deri më 25 prill, se është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera pas atyre të 25 prillit”.

 

Ilir Meta i pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *