Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.

 

Në ndërhyrjen e saj në ministerial, Ministrja Xhaçka evidentoi rolin, angazhimin dhe kontributin pro aktiv që Shqipëria jep në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë si dhe nxitjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit.

 

“Vendi ynë e ka luftën ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, tha ministrja Xhaçka.

 

Ajo rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes në zonat e konfliktit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *