Subscribe

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se Ministria e Ekonomisë duhet të anulojë tenderin për zhvillimin e zonës në Spitallë të Durrësit. Ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e komisionit vlerësues të ofertave për vlerësim të padrejtë të shoqëruar me kosto.

 

KLSH ka auditur tenderin për zhvillimin e zonës së Spitallës dhe ka konstatuar mangësi të theksuara në vlerësimin e kësaj procedure. Madje KLSH nuk mjaftohet me kallëzimin penal të anëtarëve të komisionit, por i kërkoi Prokurorisë që të hetojë në nivelet më të larta edhe drejtues të Ministrisë të cilët kanë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së këtij tenderi.

 

Duke ju referuar auditit, rezulton se konsorciumi i shpallur fitues, Pelikani SHPK, Vellezerit Hysa dhe kompania Best Costration do të investonin  54 milion euro më pak se kompania e dytë të garë. Për KLSH kjo shifër së bashku edhe më tregues të tjerë kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.

 

Komisioni i vlerësimit të ofertave ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë operatorin ekonomik  Ofertuesin 1 duke sjellë:

Potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara;
9,500 vende pune më pak (“Ofertuesi 1” do të punësojë 12,000 punëtore, – potencialisht   të   ardhurat   e   munguara   në   buxhetin   e   shtetit,   nga   mos   realizimi i kontributeve për pagesën e sigurimeve shoqërore në një vit ne masën 718 milion lekë dhe së fundmi kemi rrisqe  të shtuara  për  ndotjen  mjedisore  (“Ofertuesi  1”  do  të  investojë në  magazine, ndërsa fituesi do të investojë në industrinë e rëndë.

 

KLSH evidenton më tej në auditin e saj, se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë shpërfillur vlerësimet individuale të ekspertëve lidhur me kriteret e investimit duke sjellë në këtë mënyrë një rezultat të padrejtë. Për këtë arsye KLSH kërkon anulimin e këtij tenderi.

 

Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e Komisionit Vlerësues së ofertave duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure.

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në fillim të këtij viti zhvilloi garën për të dhënë me koncesion zonën e Spitallës. Por kjo procedurë përfundoi në Gjykatë për shkak të vlerësimit të gabuar i cili devijoi nga kriteret e përcaktuara nga qeveria. Ende edhe sot qeveria nuk ka e ka lidhur kontratën me kompaninë fituese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *