Subscribe

Skandalet me kontratën koncesionare te kryerjes se chek up-it ne popullsinë 35 deri 70 vjeç nuk kane fund. Këtë e ka konstatuar edhe vete institucioni i Kontrollit te Larte te Shtetit. Nga auditi i fundit i KLSH zbuloi se shteti mbulon pagesën e koncesionarit, ne kete rast kompanisë 3P Life edhe per kontrollet qe nuk i kryen. Madje citon KLSH nuk jane marre parasysh rekomandimet e lena me herët ndaj kësaj kontrate.

 

Po të ishte vepruar sipas rekomandimit të lënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë vitit 2016, koncesionari duhej të ishte paguar vetëm për vlerën e shpenzimeve fikse për çdo kontroll bazë dhe jo për vlerën e shpenzimeve variabël të parashikuar që llogariten rreth 400 lekë për check up (pa TVSH), pasi koncensionari nuk ka kosto materiale për këto raste, fakt që do të kishe ulur koston për buxhetin në vlerën  e 58 milion lekëve.

 

Nje tjeter shkelje e konstatuar nga KLSH është pagesa e TVSH  prej 20% ndaj koncesionarit. Sipas auditit  TVSH-ja mbi vleren e shërbimit shëndetësor eshte antiligjore. Vetem ne vitet 2015 -2016 kompania e kryerjes se Check Up-it ka përfituar mbi 1 miliard leke te rinj nga kontrolli baze shëndetësor, ku mbi 200 milion leke i ka fituar nga dhënia e TVSH-se se ketij shërbimi, madje dhe per pune te pakryer..

 

Nisur nga shkeljet e konstatuara ne dem te buxhetit te shtetit dhe ne favor te kompanisë koncesuionare, KLSH  kërkon rishikimin e kushteve te kontratës.

 

Këshilli i Ministrave nisur nga analiza e faktit që numri i analizave është larg pritshmërisë së numrit të kontraktuar, të ndërmarrë rregullime ligjore për të mundësuar zvogëlimin e efekteve negative në këtë koncesion. T’i kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë, një amendim i kontratës koncesionare, për rishikimin e paketës Check up-it dhe eliminimin e kostove shtesë. Pjesë e amendimit të jetë edhe saktësimi i shërbimit të ofruar në këtë kontratë si një shërbim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerë e shtuar.

 

Edhe me heret specialiste te shendeteise, Partia Demokratike dhe vete stafet mjekësore kane denoncuar abuzimet dhe favorizimet qe po i bëhen kompanisë koncesionare te check up-it ne dem te shëndetit te  shqiptareve.

 

Po ashtu qindra mjeke e infermiere detyrohen te rrisin ne mënyre fiktive numrin e pacienteve qe kryejnë kontrolle mjekësore, madje arrijnë deri aty sa te dhurojnë gjakun e tyre ne emër te personave te tjerë per te realizuar planin qe u kërkohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *