Subscribe

“Shqipëria nuk është e ndotur, por jo e pastër”. Ishte kjo deklarata e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi nga Elbasani në një takim të zhvilluar në prefekturë, me kryetarët e 7 bashkive dhe specialistët e mjedisit në një diskutim për menaxhimin e mbetjeve urbane.

 

Ndonëse fushatat  sensibilizuese dhe pastruese kanë kohë që kanë nisur Klosi pranoi dështimin e tyre, duke u shprehur se rrugët nacionale dhe shtretërit e lumenjëve vijojnë të jenë të ndotur , duke mos i shpëtuar ndër të tjera as turistëve që e kanë vizituar Shqipërinë këtë verë.

 

Klosi paralajmëroi krerët e bashkive se nuk do ti fal për ndotjen duke kërkuar prej këtyre të fundit dërgimin e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.

 

Kryebashkiaku i Elbasanit kërkoi ndihmën e ministrisë për pajisjen me leje mjedisore për ngritjen e një venddepozitimi për mbetjet e ngurta në Elbasan, pasi gjatë kësaj  kohe janë përballur me burokraci të shumta.

 

Kryebashkiaku i Librazhdit ndryshe nga Minsitri Klosi nuk e sheh zgjidhjen te aktivitetet sensibilizuese dhe as aksionet e pastrimit, por te ashpersohen gjobat për ndotësit.

 

Ndërsa kolegu i Prrenjasit shprehet se e ka të pamundur ti trasportojë plehrat te inceneratori i Elbasanit për shkka të kostos së rrugës.

 

 

Në fund Minisitri Klosi riprezantoi edhe një herë tjetër nismën kombëtare kundër përdorimit të plastikës. Pas 1 qershorit u shpreh Klosi do të penalizohen të gjithë përdoruesit dhe ofruesit e plastikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *