Turizimi është një nga industritë më të goditura nga pandemia. Ministri i Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se në fund të muajit maj mund të fillojnë charter-at e parë me turistë drejt vendit tone.

Në një lidhje direke me emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Klosi u shpreh se kjo do të arrihet nën masa të rrepta higjieno-sanitare dhe përmes ruajtjes së distancës sociale.

“Sa i përket hapjes në kemi përcaktuar për 18 majin, baret dhe restorantet që do të shërbejnë në natyrë, por brenda nuk do të lejohet të shërbehet. Duhet të mendojmë që në fund të majit të fillojnë charter-at e parë të lëvizjes. Unë parashikoj që fundi i këtij muaji do të do të fillojnë charter-at e parë, me kontrolle, me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës.”

Duke qenë se mbi 80 për qind e turizmit në Shqipëri është përmes rrugëve tokësore, kryesisht nga vendet e rajonit, Klosi shprehet se do të kemi një sezon turisitik të trajtuar, nëse situata vazhdon të paraqitet pozitive.

“Ne shpresojmë që situata të vazhdojë pozitive, drejt shuarjes. Nëse do të kemi një kthim, ky diskutim është pa vlerë. Kam shpresë që jo vetëm do të kemi një sezon turistik, por do të kemi edhe një sezon të trajtuar. Është një industri në rritje sipër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *