Muaji i modës – i cili fillon në Nju Jork, shkon në Londër, Milano, pastaj përfundon në Paris – është në shtrirjen e tij të fundit në Francë, dhe modelja Kendall Jenner nuk ka ecur në asnjë pasarelë. Ajo nuk u pa edhe në asnjë shfaqje, përveç prezantimit të Adidas Originals.

Njerëzit raportojnë nëpërmjet burimeve të shumta se “nuk ka asnjë arsye të vërtetë” për mungesën e Jennerit. Njëri nga burime sipas (Elle) thotë “Ajo kishte angazhime të tjera pune këtë vit,”

“Kendall gjithmonë vendos minutën e fundit në  cilën pasarelë do të modelojë .Kjo varet nga paratë dhe si ndihet”, shtoi një burim i dytë. Ndoshta ajo është thjesht e lodhur nga ecjet e shumta në javët e modës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *