Subscribe

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka paralajmëruar se periudha e pushimeve të fundvitit do të jetë më e gjatë se vitet e shkuara. Ndërkaq tremujori i parë do të mbyllet më 24 dhjetor dhe kthimi në shkollë do të vlerësohet në bazë të situatës së pandemisë.

 

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

“Edhe pak ditë na kanë mbetur deri në përfundim të këtij tre mujori deri në fillimin e pushimeve të fundvitit. Java tjetër do jetë e plotë, pastaj java pas saj tre ditë janë, kështu që unë do ju kërkoja forca pak mobilizim, përkushtim ta kapërcejmë këtë situatë. Dhe pastaj periudha e pushimeve që do jetë pak më e gjatë se vitet e tjera besoj do shërbejë për ta zbutur pak situatën.”

 

Ndërkohë klasat e fillores do vazhdojnë të përjashtohen nga mësimi i kombinuar, pasi procesi në distancë ka rezultuar i vështirë për ta.

 

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19.”

 

Nga ana tjetër, në varësi të situatës nga COVID-19, priten vendime të reja nga komiteti i ekspertëve përsa i përket masave kufizuese me qëllim parandalimin e virusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *