Subscribe

Nje dite para protestes se opozites, kryekëshilltari ekonomik i grupit parlamentar te cdu, Martin Hejnze, vlerëson se protesta eshte një e drejtë themelore e qytetareve.

Politikani gjerman qe ka asistuar partine demokratike ne hartimin e programit ekonomik thekson se ne tubimin e te shtunes është e rëndesishme të zbatohen rregullat demokratike.

 

MARTIN HENZE

KRYEKESHILLTARPER EKONOMINE, CDU

Ata duhet te vendosin vet se si do te protestojne dhe cilat mjete do te perdorin ne bazë të konventës ndërkombëtare se te drejtave te njeriut, neni 11 i secilës parashikon te drejtat e protestes dhe shqiparet duhet te dine se si do te demonstrojne. Eshte e rendesishme qe te zbatohen rregullat demokratike.

 

Hejze eshte rreshtuar ne krah te aksionit opozitar duke theksuar se opozites ne parlament i jane mohuar te drejtat themelore.

 

Në Shqipëri faktikisht opozita nuk ka të drejta, nuk mund të ankohet në gjykatën kushtetuese,  ka një drejtësi jofunksionale.

 

Ne kampin tjeter politik, numri dy i socialistëve veshte takuar me deputetet franceze te partise se presidentit Macron.

Dy deputetet jane treguar te kujdesshem duke preferuar te mos komentojne zhvillimet e fundit ne shqiperi, por apeli i tyre ne lidhje me hapjen e negociatave ka qene i qarte.

 

JACQUES MAIRE

DEPUTET, “LA REPUBLIQUE EN MARCHE”

mesazhi politik që ne duam të përcjellim është se për të qenë sa më të kthjellët në vendimmarrjen tonë lidhur me çështjen e zgjerimit, kemi nevojë për një konsensus të opinionit publik lidhur me Shqipërinë, por edhe për një qartësim rreth mënyrës se si Shqipëria i administron marrëdhëniet e saj me fqinjët, kemi nevojë të kuptojmë mirë përpjekjen e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nga ky këndvështrim, reforma në drejtësi na duket ekzemplare. Së fundi, kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Personalisht i besoj frymës kombëtare të shqiptareve dhe shpreh bindjen se ata do të dinë të gjejnë një zgjidhje mes tyre.

 

Nje vit me pare Franca ishte nje prej tre vendeve te bashkimit evropian qe ishin skeptike per hapjen e negociatave per anetaresimin e shqiperise ne BE, dhe Parisi zyrtar do te kete peshe te rendesishme ne vendimmarrjen e qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *