Policia e Tiranës vuri në pranga Lavdrim Tufën, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

 

37 vjecari ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu ku shleu dënimin si I përfshirë ne vrasjen e Mirit të Xhikes në mars të vitit 2003.

 

Sipas policisë, Lavdrim Tufa i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit e një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, shtetasi:

 

– F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.

 

Policia gjithashtu ka shpallur ne kerkim edhe dy shtetasit P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *