Subscribe

Dhoma Amerikane do të negociojë me qeverinë e re që do të nis punë në shtator me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznesit. Kreu i saj Mark Crowford thotë se baza e investimeve është siguria e pronës, që në Shqipëri mungon. Kjo është një kërkesë thelbësore për biznesin.

 

Nga ana tjetër sipërmarrësit thonë se Shqipëria duhet të jetë konkurruese me rajonin. Sipas tyre taksa më të ulëta do të stimulonin pagesën e tyre, ndërsa punonjësit e administratës kanë nevojë për rritje pagash me qëllim reduktimin e korrupsionit.

 

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij të fundit për klimën e investimeve e evidentoi Shqipërinë si një vend të keq për të investuar. Sipas raportit, korrupsioni mbetet ende i lartë, i shoqëruar edhe me informalitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *