Çdo gjimnazist që ka një ide të re mund të aplikojë në konkursin më të ri që ka në fokus teknologjinë dhe inovacionin.
inTirana është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Ky program është konceptuar si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme. Fillimisht nxënësit do të garojnë në mini-konkurse mes shkollave dhe më pas, fituesit e mini-konkurseve do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollën e tyre në finale e madhe.

Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit do të trajnohen e mentorohen nga profesionistë në mënyrë që të zhvillojnë edhe përsosin më shumë idene e tyre.

Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë si individë ose duke u organizuar në grupe prej jo më shumë se 3 veta.
Aplikimet mund të bëhen vetëm në rrugë elektronike duke plotësuar formularin në faqen e internetit in.tirana.al, ku mund të shkarkohen edhe udhëzimet se si të plotësojmë këtë formular. Në këtë faqe duhet të shkarkohet edhe formulari tip i deklaratës së dakordësisë së prindërve, i cili duhet të printohet, firmoset nga prindërit dhe ngarkohet bashkë me aplikimin. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesioniste.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për të mbështetur të rinjtë. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës të apasionuar pas teknologjisë. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga Bashkia e Tiranës. Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë. Kjo është pjesë e projekteve të bashkisë Tiranë për të përkrahur rininë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit

Linku ku mund të aplikoni: https://in.tirana.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *