Deputeti demokrat, Belind Këlliçi e konsideron “Foltoren” e Berishës një lëvizje që ka ngjallur shpresë, debat të brendshëm, si dhe ka rikthyer demokracinë e drejtpërdrejtë në PD.

 

I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Këlliçi vlerëson se Lulzim Basha duhet të zbresë në ring ashtu siç ka vepruar Berisha, për të bërë betejën e tij.

 

“Berisha që nga dita kur është shpallur vendimi nga Basha për ta larguar nga grupi parlamentar, ka zbritur në ring dhe po bën betejën e tij. Basha pret që ta bëjë dikush tjetër ta bëjë betejën e tij. Jo, ai duhet të zbresë në ring, të ftojë demokratët dhe duhet të ishte i pari që të kërkonte një Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm. Një kryetar partie që refuzon të zbresë në terren, të sqarojë anëtarësinë e tij, për mua nuk është në drejtimin e duhur. Unë mbështes komplet një rithemelim të PD, konceptin, mekanizmin dhe instrumentin që Berisha ngriti në këto dy muaj. Gjëja më e gabuar në PD është ndarja në dy kampe: berishist apo bashist. Unë kam marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës sepse e kam parë si një mundësi, hapësirë mendimi, për të thënë të vërtetat e mia, por kjo nuk më bën berishist. Sikundër, deri më 25 prill nuk kam lënë lagje, media, studio për të kërkuar vota për Bashën, por kjo nuk më bën bashist. Unë jam pro një Kuvendi Kombëtar që rikthen PD në shinat e demokracisë dhe rihap një debat të brendshëm të shëndetshëm për PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *