Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje...

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi...

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e...

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe Zelensky nuk...

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet në mënyrën...

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin e Kosovës,...

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon...

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të PS, “Besa”...

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson pranë transferimit...

Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim, të...

KE siguron një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe

30 Mars 18:20

Pas disa muajsh negociata, Komisioni Evropian ka siguruar sot një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe, si dhe për të mbrojtur pasurinë ekologjike dhe ekonomike të rajonit.

Deklarata e Maltës MedFish4Ever, një shembull praktik i politikave të suksesshme të fqinjësisë së BE-së, përcakton një program të hollësishëm pune për 10 vitet e ardhshme, bazuar në objektiva ambicioze, por realiste. Mbi 300,000 persona janë të punësuar drejtpërdrejt në anijet e peshkimit në Mesdhe, ndërsa shumë punë të tjera indirekte varen nga ky sektor. Deklarata u nënshkrua nga përfaqësuesit ministrorë të Mesdheut nga brigjet veriore dhe jugore, një nënshkrim që i jep përgjegjësi politike një çështjeje që deri tani menaxhohej në nivel teknik. Është rezultat i një procesi të drejtuar nga Komisioni Evropian që nisi në Katania, Sicili, në shkurt 2016.

Komisioneri Karmenu Vella, përgjegjës për Mjedisin, Peshkimin dhe Çështjet Detare, tha: “Sot ne po bëjmë histori. Me nënshkrimin e Deklaratës së Maltës MedFish4Ever ne po afirmojmë vullnetin tonë politik për të kryer veprime konkrete: për peshkimin dhe aktivitete të tjera që kanë ndikim në burimet e peshkimit, në ekonominë blu, në përfshirjen sociale dhe në solidaritetin mes brigjeve veriore dhe jugore të Mesdheut. Unë shpresoj që kjo deklaratë do të shihet si një pikë kthese – për një të ardhme të ndritur për peshkatarët, për komunitetet bregdetare dhe po ashtu për burimet e peshkimit.”

Angazhimet e marra nga nënshkruesit përfshijnë që deri në vitin 2020 të garantohet që gjithë stoqet kyç të Mesdheut t’i nënshtrohen mbledhjes së duhur të të dhënave, të vlerësuara rregullisht nga ana shkencore. Në veçanti, peshkatarët e vegjël do të fitojnë një rol më të madh në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për të përforcuar njohuritë shkencore;

Gjithashtu, synohet krijimi i planeve shumëvjeçarë të menaxhimit për gjithë industritë kyçe të peshkimit. Komisioni, nga ana e tij, e ka nisur ndërkaq këtë proces me propozimin për një plan shumëvjeçar të peshkimit për stoqet e vogla oqeanike në Adriatik; eliminimi i peshkimit ilegal deri në vitin 2020, duke garantuar që gjithë shtetet të kenë kuadrin ligjor dhe aftësitë e nevojshme njerëzore dhe teknike për të përmbushur përgjegjësitë e tyre të kontrollit dhe inspektimit. Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (GFCM) do të drejtojë zhvillimin e kontrollit kombëtar dhe sistemeve të sanksioneve;

KE do mbështesë industritë e vogla dhe të qëndrueshme të peshkimit dhe akuakulturën duke përmirësuar skemat e financimit për projekte vendore, si përmirësimi i flotës me teknika me ndikim të ulët dhe pajisje peshkimi, përfshirja sociale dhe kontributi i peshkatarëve në mbrojtjen e mjedisit.

Zbatimi efektiv i deklaratës do të bëhet i mundur duke përfshirë në proces peshkatarët – burra dhe gra, komunitetet bregdetare, shoqërinë civile, peshkimin industrial, në shkallë të vogël, artizanal dhe rekreativ, si dhe Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara dhe GFCM. Deklarata e sotme është një tjetër kontribut në angazhimet ndërkombëtare të BE-së në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Objektivi 14: ‘Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeanit, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm’).

Të dhëna

Deti Meshe është një basen detar unik, i karakterizuar nga bregdeti i gjatë dhe një sektor peshkimi që siguron vende pune për mbi 300,000 njerëz. 80% e flotës së tij i përket peshkatarëve të vegjël (me anije më pak se 10 m të gjata), që peshkojnë çerekun e peshkimit total. Këto punë janë në rrezik ngase stoqet detare në Mesdhe po tkurren: rreth 90% e stoqeve të vlerësuara janë të mbishfrytëzuara. Siguria e ushqimit, mjetet e jetesës, stabiliteti dhe siguria rajonale janë të gjitha të kërcënuara.

Deklarata e stome është rezultat i të ashtuquajturit proces i Katanias, i prezantuar nga Komisioneri Vella në shkurtin e vitit të kaluar, që kërkon bashkëpunim të frytshëm me palët e interesuara, Sekretariatin e GFCM, Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet e treta. Etapat e rëndësishme përfshijnë konferencën e parë ministrore të ministrave të peshkimit të Mesdheut në prill 2016, seancën vjetore të GFCM në qershor 2016, si dhe takimin ndërmjet seancave të GFCM në shtator 2016.

Palët e mëposhtme ishin të pranishme në Konferencën Ministrore të Maltës MedFish4Ever: Komisioni Evropian, 8 Shtete Anëtare (Spanjë, Francë, Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci, Greqi, Qipro), 7 vende të treta (Marok, Algjeri, Tunizi, Egjipt, Turqi, Shqipëri, Mali i Zi), FAO, Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Konsultativ Mesdhetar i BE-së.

Posted Under:
Ekonomi

Nga e njëjta kategori

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga nesër, reduktojmë 20-30% të autobusëve

më shumë...

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

më shumë...

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra e Çmimeve”, transparencë për qytetarët

më shumë...

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë në buxhet duhet të kthehet në më shumë mundësi për familjet, bizneset dhe komunitetet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:54

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria...

2:39

“Prindërit mund të shohin në kohë reale...

2:32

Shenjat e para të një aborti spontan;...

2:14

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e...

2:03

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në...

1:51

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-...

1:45

Rritet numri i fëmijëve të braktisur në...

1:40

U nis të vriste pronarët e hotelit...

1:30

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu,...

1:30

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe...

1:19

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet...

1:19

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin...

1:16

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë...

1:07

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të...

12:57

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson...

12:32

Këshilli Bashkiak Klos kundër reformës territoriale, nuk...

12:27

Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0...

12:20

Vetëm pak muaj tek Al Hilal, Benzema...

12:12

Dhunuan kamerierin 18-vjeçar, Gjykata e Durrësit lë...

12:01

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri, 5...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transpo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.