Ke bërë një produkt? Zotëron prej vitesh një biznes me një emër tregtar që të simbolizon ty? Nuk e ke regjistruar ende markën?
Nxito në e-albania!

Është kjo ftesa e drejtueses së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se, të bësh biznes nuk ka kuptim pa konkurencën e ndershme dhe ruajtjen e origjinalitetit të produktit apo shërbimit.

Regjistrimi i markës kryhet në pak minuta përmes shërbimit në e-Albania: “Aplikim për regjistrim kombëtar të markës”.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13401

881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *