E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kastriot Reçi u qëllua me vetem një plumb në zemër

Kastriot Reci u qëllua me vetëm një plumb në zemër.

Ky është konfirmimi që vjen nga Spitali i Rrëshenit, pas ekspertizes së parë mjekësore që iu bë trupit të 47 vjecarit.

Reklamë

Biznesmeni Reci u ekzekutua në Rreshen në hyrje të një lokali rreth orës 11:05 të kësaj të marte.

Ai ishte pronar i medias locale “Media Plus” në Lezhë.

Reklamë

Në vitin 2017, atij iu vra në Romë edhe vëllai 43 vjecar Gasper Reci.

Nuk dihet nëse vrasja e Kastriotit ka lidhje edhe me ekzekutimin e vëllait të tij, mirëpo duhet që disa vite me parë, ai u akuzua edhe për vrasjen e Sajmir Jakut në Mirditë, por që nuk u provua kurrë.

Policia gjeti pas vrasjes edhe një armë snajper në një pallat aty pranë,me të cilin dyshohet se është bërë vrasja.

Vet Ministri Lleshaj ishte në komisariatin e Mirditës po nuk pati asnjë koment për mediat.

Më shumë video

Reklamë