Subscribe

Ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç del këtë të mërkurë para Gjykatës Hagë. Apeli do të japë verdiktin përfundimtar per akuzat ndaj Karaxhiç në luftën e Bosnjës.

Nderkohe shkalla e pare e gjykates nderkombetare e ka denuar me 40 vite burgim.

I njohuri si kasapi i Bosnjës, tashme 73-vjeç, ish-poet dhe psikiatër, është shpallur fajtor për 10 akuza, për genocid, krime lufte dhe krime të tjera, duke përfshirë edhe planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku humben jeten  10.000 persona.

Vednimi i vitit 2016-te u apelua nga prokuroret te cilet kerkuan denimin e Karaxhic me burgim te perjetshem .

73 vjecari e ka cilësuar dënimin e e dhene ndaj tij si vendim politik.

Në seancën e mëparshme, ai deklaroi se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve, dhe se i konsideron boshnjaket  serbë me fe myslimane.

Pas luftës Radovan Karaxhiç u fsheh për disa vite duke u maskuar si një ekspert i mjekësisë alternative përpara se të arrestohej në Serbi në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *