Eksperti i cështjeve zgjedhore Ervin Karamuça, i ftuar në emisionin premierë “Quo Vadis” në “Vizion Plus” e konsideroi absurde dhe të padëgjuar më parë formulën zgjedhore sipas tij të shpikur së fundmi e qe u miratua ne kuvend.

Madje ai vuri edhe një bast me aktorët që u morën me ndryshimet në Kod, teksa deklaron se ai do të tërhiqej nga e drejta ndërkombëtare, fushë të cilën zotëron, nëse dikush e gjen si shembull formulën e miratuar në ndonjë vend tjetër të Europës.

 

“Të dalë qoftë edhe një politikan dhe të thotë është formula e këtij vendi dhe unë si profesor i drejtësisë largohem nga çdo funksion dhe them më falni për injorancën time, por unë nuk e di dhe nuk e kam lexuar këtë formulë. Nuk ka formulë të një vendi të përparuar në këto terma kaq konkretë sa e kanë bërë këta. Këto janë terma tavolinash, jo formulash. Janë terma për një person të vcaktuar, të ulim këtë sepse fusim këtë. Janë formula emrash, jo parimesh ligjore. Formula emrash nuk prodhon Evropa, por vetëm vendet që janë hibride.”

 

Karamuça shton se partitë e mëdha favorizohen nga ndryshimet në Kod, ndërsa partia që humbet më shumë është LSI.

 

 

Eksperti zgjedhor deklaron se me këto ndryshime në Kodin Zgjedhor, favorizohet hyrja në Parlament e atyre që kanë para dhe lobojnë për të blerë vota si dhe ata që janë pjesë e botës së errët të krimit, që janë shigjetuar shpesh edhe nga ambasadat e huaja në vendin tonë.

 

 

“Janë disa parti të vogla shumë problematike për përfaqësimin e tyre, që janë  përmendur edhe nga ana e ambasadës amerikane, që me këtë formulë favorizohen jashtëzakonisht shumë. Përmirëson përfaqësimin e tyre në Parlament, përfaqësimin e biznesmenëve që nuk dihet ende burimi i pasurisë së tyre dhe nga persona me të kaluar kriminale. Këta kanë shuma të kosndierueshme nëpër duar dhe ju mundëson të krijojnë një parti të vogël që nesër.”

 

Në fund Karamuca pohon se kandidatët e pavarur janë më të persekutuarit dhe ata që me këtë Kod do të strehohen patjetër tek parti të vogla për të kandiduar pasi vetëm janë të pafaqishëm sidomos për numerimin e votave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *