Një 30 vjeçar vlonjat është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për përdorimim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes “29 Nëntori”.

 

Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”.

 

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, i ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin G. M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *