Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet dhe ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe në trup.

Ajo është transportuar fillimisht në spitalin e Gjirokstrës për ndërhyrje më të specializuar, ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën. Pak minuta më parë ajo është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë dhe është lënduar në kokë.

“Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *