Konfliket mes dy ortakëve kryesorë të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Bacolli dhe Valon Ademi kanë sjellë sërish këtë të martë pezullimin e punimeve në kantier.
Punëtorët dhe kompanitë nënkontraktore që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë edhe këtë mëngjes, duke çuar në një situatë bllokimi.
Firmat nënkontraktore që janë rreth 42 të tilla shprehen se dhe pak ditë punë kishin mbetur dhe punimet e terminalit do dorëzoheshin të përfunduara.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti dhe kur pritet rifillimi normal i punimeve në Aeroportin e Vlorës.
Të dy ortakët akuzojnë njëri- tjetrin për këtëe situatë.





