E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht në Indi, shtypet nga elefantët që po “luftonin” (VIDEO)

Një turiste 33-vjeçare humbi jetën tragjikisht në Indi, pasi u shtyp gjatë një përleshjeje mes dy elefantëve në një park të kafshëve të egra në zonën e Kodagut, të hënën.

Sipas videos së publikuar, gruaja ndodhej në ujë për të parë elefantët teksa laheshin.

Reklamë

Në një moment, dy elefantët me emrat Kanchan dhe Marthanda u bënë agresivë dhe nisën të përlesheshin mes tyre.

Sipas raportimit të India Today, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të kujdestarëve për të kontrolluar kafshët, situata doli jashtë kontrollit. Elefanti Marthanda humbi ekuilibrin dhe ra mbi 33-vjeçaren, e cila mbeti e bllokuar dhe pësoi lëndime fatale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë