Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Sulm me armë në xhami në San Diego, dy...

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë për këtë...

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht në Indi,...

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Jemi rritur të gjithë...

“Mbyllëm një cikël me Sylvinhon”, Armando Duka zyrtarizon Rolando...

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush do ta...

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

EMRI/ Kapet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar, i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë

19 Maj 09:47

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Globi”.

Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.

Arrestohet në Ohio, SHBA, një shtetas shqiptar, i dënuar në Shqipëri, me 25 vjet burgim, dhe në Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për vrasje.

I arrestuari, në muajin mars 1997, vrau 2 vëllezër, në Patos, dhe 5 muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si “Njesia e përbashkët e shërbimeve investiguese”, e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë), Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, homologëve të tyre në Uashington, Mançester dhe Bruksel, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u arrestua në Ohio, shtetasi shqiptar i kërkuar që prej vitit 1997:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer 51-vjeçarin për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, Gjykata e Lartë e nxori nga arresti shtëpiak ish-drejtoreshën e AKSHI-t

më shumë...

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush do ta zëvendësojë Sylvinhon (EMRI)

më shumë...

Aksidenti në Dibër, babë e bir nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës

më shumë...

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:49

Sulm me armë në xhami në San...

10:40

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë...

10:37

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht...

10:33

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Jemi rritur...

10:31

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, Gjykata e...

10:24

“Mbyllëm një cikël me Sylvinhon”, Armando Duka...

9:56

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush...

9:50

Aksidenti në Dibër, babë e bir nisen...

9:47

EMRI/ Kapet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar,...

8:51

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

8:42

“Besojini intuitës dhe veproni sipas zemrës”, parashikimi...

8:24

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria

8:05

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë,...

12:31

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit,...

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.