E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria

Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar për Vizion Plus edhe nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Brazilianit i përfundonte kontrata në muajin korrik, por palët kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin.

Reklamë

Në orën 10:00, këtë të martë, në “Shtëpinë e Futbollit” do të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares.

Braziliani Sylvinho e mori drejtimin e Shqipërisë në shkurt të vitit 2023 pas largimit të italianit Edy Reja!

Nën drejtimin e Sylvinhos dhe ndihmësve të tij, Zabaleta dhe Doriva, Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në një Kampionat Europian në vitin 2024 dhe shkoi deri në play-off-in e Kupës së Botës, teksa u mund në duelin gjysmëfinal kundër Polonisë në muajin mars me rezultatin 2-1 në Varshavë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë