Subscribe

Kërkesat e disa prej deputetëve të opozitës parlamentare për përfshirjen e tyre në reformën zgjedhore vazhdojnë të jene kaotike. Në harkun e pak ditëve ata kanë ndryshuar qëndrim. Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni janë tërhequr nga dy kërkesat e tyre,  për ndalimin e koalicioneve zgjedhore dhe vendosjen e pragut elektoral jo më shumë se dy për qind.

Në takimin e kërkuar nga vetë ata, kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi i prezantuan gjashtë propozimet e tyre të rishikuara  për reformën zgjedhore, sistem propocioanl kombëtar, depolitizim të komisioneve zgjedhore, barazi të plotë financiare për individët dhe partitë politike, identifikim biometrik dhe votim të emigrantëve.

Pasi prezantuan pretendimet e tyre për zgjedhoren kryeparlamentari iu tregoi rrugën sesi ato mund të bëhen pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore.

Fillimisht u kërkoi që propozimet e tyre për nisma ligjore t’i formulojnë e më pas t’i paraqesin në komisionin e posaçëm për zgjedhoren për të përfunduar për diskutim në parlament.

Madje Ruçi u angazhua që procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë, por përkundrazi ato të respektojnë të drejtën e çdo deputeti për t’u dëgjuar. Në mbyllje të takimit me Gramoz Ruçin, ishte Zef Shtjefni, kryetari i Partisë Ora që deklaroi se ata qëndrojnë stoik në kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *