Subscribe

Dhjetra qytetarë shqiptarë u kthyen mbrapsht nga pala kosovare në pikën kufitre të Morinit.

Shkak u bë mospajisja me test PCR apo pasaportë shëndetësore. Rregulla këto që hyn në fuqi këtë të hënë në vendin fqinj dhe që nuk përjashtohen as qytetarët shqiptarë. Të revoltuar, udhëtëtarët kërkuan nga qeveria që të ndërjyhë pasi punojnë në territorin e Kosovës dhe nuk mundet të përballojnë çdo ditë koston e testit anticovid.

 

Qytetar 1.  “Na kanë kthy për testin e covidit. Ne jemi duke shkuar per pune. Nuk jemi informuar. Ne jemi per te shkuar per buke.

 

  1. Qytetar 2: “Na kane kthyer per testin. Te gjithe kosovaret po vijne, pse ne te mos ikim. Per cdo dite nuk behet test. Ne te gjithe punojme atje.”

 

Rregullave strikte të vendosura nuk i shpëtuan as kalimtarët tranzit.

 

“Ne faqen e internetit thuhet qe cdo qytetar qe kalon tranzit ne republiken e kosoves duhet te firmosi nje dokument qe brenda 3 oresh del nga territori, une dua nje ore per te dal. Do hy ne morine do dal ne morine te tropojes.”

 

Numri i madh i viktimave dhe te infektuarve me Covid-19 ka detyruar  qëverinë e  Kosovës te shtrengojë masat anticovid, të cilat hyjnë në fuqi këtë të hënë.

Qytetarët  që duan të udhetojnë drejt vendit fqinj duhet të jenë të injektuar më të paktën me  një  dozë  kundër koronavirusit ose të paraqësin një test pcr  të negativizuar, ne te kunderten duhet te izolohen per shtate dite.

Gjithashtu në Kosovë është rikthyer  ora  policore, nga ora 22:00 deri në 5:00, ndersa hapja e shkollave e programuar ne 1 shtator, u shty me dy jave. Baret restorantet edhe lokalet do të shërbejnë vetëm në ambientët e jashtme.

Po ashtu, Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës do të pezullojnë aktivitetin e tyre. Kufizimet do të jenë në fuqi deri me 13 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *