Provinca kanadeze British Columbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që vijojnë furishëm prej disa ditësh.

 

Autoritetet kanë evakuuar rreth 35 mijë qytetarë në të gjithë Kanadanë perëndimorë ndërsa 30 mijë të tjerë janë paralajmëruar të jenë të përgatiur nëse zjarret nuk vendosen nën kontroll.

 

Numri i viktimave për shkak të zjarreve është 4 ndërsa dëmet në prona janë të pallogaritshme.

 

Vatrat më të mëdha të zjarrit janë në qytetin Kelouna i cili që prej të premtes është i mbuluar nga tymi. Fluturimet në aerportin e këtij qyteti janë anuluar për tiu dhënë prioritet aeroplanëve zjarrfikës.

 

Mbi 3000 punonjës zjarrfikës janë angazhuar në terren në luftë me flakët që po ndihmohen nga thatësira dhe erërat.

 

Ashtu si Europa edhe Kanadaja po përjeton nje sezon të keq të zjarreve, me vlerësime zyrtare prej më shumë se 14 milionë hektarë të djegur deri më tani ose e thënë ndryshe afërsisht sa dyfishi i sipërfaqes së Greqisë.

 

Shifra këto të dyfishuara nga rekordi i fundit që shënonte Kanadaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *