Policia e Skraparit ka arrestuar një grua dhe djalin e saj, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa është shpallur në kërkim kryefamiljari.
Në pranga ranë M.M 52 vjeçe, si dhe Q.M, 17-vjeç, shpall në kërkim bashkëshorti i 52-vjeçares, , të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Ndërkohë, po procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Dobrenjë, Adriatik Dervishi për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën rreth 220 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.





