Rreth orës 09:30 të mëngjesit të  kësaj të diele punonjësi i stacionit  ka mbërritur në Prokurori ku ka dhënë dëshminë e tij.

 

“Kam 35 arkivole në shpinë” mësohet të jetë shprehur 59 vjeçari sipas mediave greke.

 

Punonjësi i stacionit ka kërkuar fajle pë tragjedine e rëndë që shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur, por ai është justifikuar se sistemi nuk e kishte marrë komandën për ndërrimin e linjave.

 

Përplasja e dy trenave një me pasagjerë dhe tjetri mallrash mori  57 jetë njerëzish.

 

Ngjarja e rëndë u shkaktua nga gabimi fatal i punonjësit të  stacionit hekurudhor, i cili e drejtoi trenin me pasagjerë në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me atë të mallrave. Më shumë se 80 persona mbetën gjithashtu të plagosur nga aksidenti hekurudhor .

 

Në spital po marrin trajtim 15 persona, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Mes viktimave janë edhe katër shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *