Subscribe

Opozita e kushtëzoi votën e saj per vetingun ne polici me dy parime sipas saj themelore; e para qe ketij procesi ti nënshtrohet edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e zëvendësministrat dhe e dyta organet qe do te bejne vetingun te mos jene nen varësinë e qeverise. Te dy propozimet u hodhën poshte dhe maxhoranca e miratoi ligjin me votat e saj

 

Jane rreth 13 mije punonjës te policisë se shtetit te cilet brenda dy viteve do ti vështrohen vetingut, proces i cili është i ngjashëm me vetingun qe po zbatohet ne sistemin e drejtësisë.

 

Sipas te njëjtit model punonjësit e policisë do te plotësojnë 3 formularë; nje per pasurinë, nje per kontrollin e figurës e nje per aftësitë profesionale. E ashtu si pritet te ndodhe me gjyqtaret dhe prokuroret, edhe punonjësit e policisë nese nuk kalojnë vetingun shkarkohen nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *