Gjashtë persona mbetën të plagosur, 5 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën, pasi një makinë përpasi këmbësorët në “Trafford Park” në Mançester të Anglisë.

 

Forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa u aktivizua edhe një helikopter.

 

Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes rreth orës 18:00. Sipas dëshmive një automjet iu drejtua me shpejtësi kalimtarëve.

 

Disa kilometra më larg autoritetet gjetën një makine tip BMW të braktisur.

 

Policia ndërkohë ka vënë në pranga një 21 vjecar si autor te ngjarjes së rëndë.

 

Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *