Mëngjesin e kësaj të marte në emisionin 7 pa 5 në Vizion plus ka qenë Fatbardh Kadilli, anëtar i kryesisë së PD-së i cili është shprehur se aksioni i opozitës është fushatë parazgjedhore.

 

Sipas tij aksioni i Partisë Demokratike gjithë këto kohë ka qenë që Shqipërisë ti japim një zgjidhje dhe jo thjeshtë të bëjmë zgjedhje të parakohshme se dëshirojmë të sfidojmë pushtetin, por se Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje të re.

 

“Nje lider si kryeministri i sotëm që ka ardhur në pushtet me krimin sundon me ndjeshmëri zero për qytetarin.Ne sot  fillojmë turin ty prezantojmë shqiptareve një zgjidhje ndryshe për të ardhmen. Aksionin tonë politik e kemi drejt zgjedhjeve. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje, nuk është çështja vetëm për një garë mes forcave politike,  por për ti kthyer Shqipërisë shpresën. Nje opozite vepron me instrumentat që janë të saj,proteston kur është e nevojshme dhe propozon për shtetin ekzistues. Vendi është në një krizë të thellë politike,sociale dhe ekonomike. Nëse ne do të rrinim dhe të shikonim fasadën në të cilin ishte përfshire vendi ne do i jepnim shqiptarëve teatër.”

 

Ndër të tjera Kadilli nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se rruga e zgjidhjes së krizës politike në të cilën ndodhet vendi eshte perballja me Edi Ramën larg çdo marrëveshje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *