Subscribe

Telashet e qyetarëve me pronat nuk kanë të sosur. Në shumë raste, jo vetëm nuk marrin zgjidhje, por ato kanë edhe kosto shtesë. E tillë është situata me zyrën e Kadastrës së qarkut Durrës. Prej disa ditësh, të gjitha dosjet e saj po transferohen në kadastrën qendrore në Rinas, që ndodhet 32 km larg.

 

 

Qytetarët e Durrësit shprehen të indinjuar për këtë vendim të zyrës se Kadastrës, pasi marrja e informacioneve apo procedurat do të kryhen larg vendbanimit të tyre.

 

 

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me kosto shtesë, pasi qytetarët do të duhet të sorollaten mes Durrësit dhe Tiranës.

 

 

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me qytetarët dhe për t’i orientuar ata më shumë drejt aplikimit në portalin e- Albania.

 

Por ofrimi i këtij shërbimi online për qytatrët e ka vështirësuar edhe më shumë situatën, pasi shumë individë ende nuk dinë të përdorin plarformën e-albania.

 

E njëjta situatë po ndodh edhe me hipotekën e Krujës, e cila është vendosur në Rinas. Në këtë mënyrë, në ndërtesën e Kadastrës qendrore do të marrin shërbim qytetarët nga Tirana, Durrësi e Kruja, duke sjellë më shumë fluks dhe shpenzime për njerëzit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *