Subscribe

Pas Shijakut nis shpërndarja e granteve edhe për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kamëz. Në përfundim të procesit të verifikimit rezultojnë të prekura 771 familje. 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit

Shtatë muaj nga goditja sizmike, pjesa më e madhe e bashkive e kanë mbyllur verifikimin e dëmeve që la pas tërmeti. Në proces janë Kruja, Tirana dhe Durrësi.

Rezulton se nga shuma e përfituar nga konferenca e donatorëve, ndihma e dhënë nga Komisioni Evropian, Gjermania, Katari, Sllovenia, Austria dhe Zvicra po investohen në ndërtimin e disa shkollave apo në projekte të tjera në zonat e dëmtuara nga tërmeti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *