Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për...

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet nën kontroll...

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon...

Përplaset anija turistike me betonin e portit, 6 të...

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç...

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy...

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa, Gatuzo sher...

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon hartën e...

Java e dytë e Champions në Tring, sot zbresin në fushë pretendentët, Real, Inter, Bayern e Liverpool ndaj rivaleve modestë

30 Shtator 12:19

UEFA Champions League rikthehet sonte në Tring me një pjesë të dueleve të javës së dytë të fazës së ligës. Shumë prej skuadrave të mëdha të kontinentit zbresin në fushën e lojës me objektivin për të koleksionuar të tjera pikë të çmuara në renditjen e përgjithshme të këtij minikampionati.

Gjithçka nis në 18:45 me dy sfida. Reali, rekordmen i Europës, udhëton në transfertën më të largët të Champions, në Kazakistan, për të luajtur ndaj Kairat Almaty, ekip debutues këtë sezon në këtë fazë të këtij turneu. Për kazakët, të cilët u mundën ndaj Sporting Lisbonë në ndeshjen e parë, kjo është një ndeshje historike, e kërkesa për bileta për sot ndaj Realit ka kaluar shifrën 300 mijë.

Ndërsa Reali, që mundi me vështirësi Marsejën në takimin e parë, synon të marrë fitoren e radhës, por edhe të kthehet te suksesi pas humbjes në derbi në La Liga.

Përballja tjetër e orës 18:45 është ajo mes Atalantës dhe Club Brugge, me belgët që kanë 3 pikë, ndërsa italianët duan fitoren e parë.

Në mbrëmje, ora 21:00, zbresin në fushë të tjerë pretendentë të mëdhenj. Në Stamboll do të jetë një nga duelet më të zjarrta të mbrëmjes, edhe në të kaluarën një sfidë me risk të lartë incidentesh mes tifozerive, ajo mes Galatasarayt dhe Liverpoolit.

Skuadra turke ka bërë shumë investime dhe në organikë ka emra si Osimhen, Ikardi apo Leroy Sane, mirëpo Liverpooli është favorit për Champions-in dhe dëshiron madje të bëjë autokritikë edhe për humbjen e fundit në kampionat ndaj Kristal Palas.

Interi, sakaq, pret në shtëpi Slavian e Pragës, rival modest që në letër është mjaft i kalueshëm për zikaltrit. Paradoksalisht, Slavia e Pragës është ekipi që i ka shkaktuar Interit humbjen më të rëndë në Europë, 9 me 0 në Kupën e Europës Qendrore në vitin 1938, megjithëse bëhet fjalë për një tjetër epokë, e një tjetër futboll.

81 vite më vonë, në 2019, Inter e mundi Slavian në Pragë 3 me 1, ndërsa në San Siro u mbyll 1 me 1. Trajneri Kivu është gati për një rotacion në organikë për takimin e sotëm, me emra si Zomer, Acerbi, Dumfries, Di Marko, Sucic, gati për të luajtur titullarë në raport me duelin ndaj Kaljarit. Zikaltrit fituan ndaj Ajaksit dhe nuk mund të gabojnë këtë ndeshje.

Edhe Bajerni kërkon suksesin e dytë në po kaq ndeshje. Pasi mundën Chelsean në shtëpi, gjermanët sonte luajnë në Qipro ndaj Pafos, të cilët në takimin e parë në derbin ndaj Olimpiakos u ndalën në barazim 0 me 0. Bajerni është një makineri golash edhe në Bundesligë, e udhëhequr nga Harry Kane.

Interesante janë edhe sfidat e tjera Atletico Madrid vs Ajntraht Frankfurt apo Chelsea-Benfica. Të gjitha ndeshjet në dy orare transmetohen në Tring.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Tring UEFA

Nga e njëjta kategori

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të plagosur

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

më shumë...

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet nën kontroll vatra e zjarrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

7:03

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

6:51

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet...

6:36

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë...

6:31

Përplaset anija turistike me betonin e portit,...

6:00

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e...

5:41

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/...

5:23

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia...

5:13

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa,...

5:07

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon...

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.