Subscribe

Parku kombëtar Divjakë-Karavasta do t’i nënshtrohet një faze të dyte rehabilitimi përmes investimit të qeverisë japoneze. Me fokus zhvillimin e kësaj zone për turizmin, investimi do të përqendrohet në hapjen e kanalit të komunikimit midis lagunës dhe detit, ngritjen e një sistemi monitorimi në zonë si edhe zgjidhjen e problemit të peshkimit në lagunë, si një nga kërcënimet kryesore për pelikanin kaçurrel.

 

“Besoj që kemi gjetur dakordësinë për fondet e rëndësishme në konservimin e lagunës së Karavastasë dhe besoj do të jemi të shpejtë në paraqitjen e projekteve të plota që do të bëjnë të mundur që implementimi i këtyre fondeve të realizohet në kohë rekord. Shpresoj shumë që ndihma e qeverisë japoneze të jetë sa më konkrete dhe të konsistojë në këtë mbështetje dhe në një ndihmesë më të madhe për AKZM-në për të forcuar sistemin e mbrojtjes së vlerave dhe pasurive natyrore të zonës, dhe ajo që është më e rëndësishmja për mbjelljen e më shumë pemëve edhe me mbështetjen e qeverisë japoneze.”

 

Kjo është hera e dytë që agjencia japoneze e mjedisit investon në Shqipëri në lagunën e Karavastasë dhe do të vijojë me fokus mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut të Divjakës.

 

“E mirëpresim Shqipërinë që të vërë në zbatim eksperiencën tonë  shumëvjeçare në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu I premtova ministrit Klosi që ne do ta mbështesim edhe më tepër zhvillimin e qëndrueshëm në parkun Divjakë-Karavasta pra Ministria jonë e mjedisit  në bashkëpunim të ngushtë me JICA”

 

Ministri Klosi u shpreh se me homologun e tij nga Japonia diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të ketë ky bashkëpunim në fushën e turizmit, për të nxitur zhvillimet e ndërsjella, me qëllim rritjen e numrit të turistëve japonez në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *