Operacioni “Rinia” është goditja tjetër më e rëndësishme e policisë spanjolle ndaj hajdutëve shqiptarë. Këtë rradhë lajmi bëri bujë për shkak të vjedhjes të shtëpive të Kasemiros, lojtarit të Realit te Madridit dhe Moratës që në atë kohë luante për Atletikon e Madridit. Operacioni u krye në nëntor të vitit të vitit tëe kaluar, por këtë rradhë spanjollët kërkuan ndihmë edhe të policisë shqiptare. Europol ndihmoi në këtë aksion. Nga katër persona të arrestuar, tre ishin shqiptar dhe një ishte spanjoll. Ata vodhën 14 vilat më luksoze në Asturia, Castija dhe León në Madrid. Akuzat që u ngritën për këtë grup ishte ajo e organizatës kriminale, vjedhja e banesave, vjedhja e automjeteve dhe falsifikim i dokumentave. Hetimet nga agjentët e Gardës Civile rezultuan në regjistrimin e katër shtëpive, tre prej tyre në kryeqytetin Madrid dhe një në provincën e Toledos. Policia tregoi se ishte një kamera rruge që e çoi në hetimin e kësaj bande. Identifikimi i personit që vodhi një automjet me të cilin do ktyente grabitjen u bë në Tiranë. Pasi vidhnin automjetet, shqiptarët ndryshonin targat që siguroheshin nga bashkëpunëtori spanjoll. Për këtë grup hetuesit thane se lëviznin shumë, dhe kishin aftësi te jashtezakonshme kur kryenin grabitjet. Në një konferencë për shtyp policia u shpreh se, anëtarët e saj ishin jashtëzakonisht vigjilentë si në zhvendosjet e tyre rutinore po edhe kur analizonin shtëpitë e mundshme që do sulmonin. Një prej të hetuarve, i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal, kishte një rekord pasi ishte arrestuar për vjedhje edhe më parë në vitin 2007. Ai ishte përfshirë në grabitjen e kryer me dhunë në rezidencën e biznesmenit të njohur dhe prodhuesit audioviziv José Luis Moreno. Grupi në çdo vjedhje përdorte automjete dhe adresa të ndryshme, gjë që e bënte të vështirë punën e agjentëve. Pas vjedhjeve ata i shisnin menjehere sendet e tyre nje spanjolli dhe shpërndaheshin duke i dhënë mundesinë kështu kësaj bande që nëse një prej tyre të arrestohej, të tjerët te vazhdonin aktivitetin e tyre. Gjatë operacionit agjentët mundën të kapnin në flagrancë një numër të madh bizhuterish, pajisje elektronike të shtrenjta dhe para. Tetë automjete të grabitura, si edhe materialet e përdorura për të kryer sulmet. Anëtarët e kësaj bande rregullisht mbuloheshin me kapuç ose përdornin maskime në mënyrë që të mos njiheshin nga kamerat e sigurisë. Një nga metodat e përdorura për të hyrë në ferma ishte ngjitja si spajdermen u shpreh policia spanjolle. Kjo konsiston në hyrjen në shtëpi duke kërcyer një gardh dhe pastaj duke u ngjitur në dritare. Emisioni “Natën e Mirë dhe Paç Fat”, transmetoi per here te pare ne mediat shqiptare planet videot e  vjedhjes së vilës së lojtarit të Real Madridit, Casemiro, në La Moraleja, më 28 shtator 2019. Gruaja e tij dhe vajza e tij, ishin brenda në shtëpi, në katin e parë të vilës dhe nuk dëgjuan apo panë autorët e vjedhjes. Ato shihnin në TV, Casemiron, të luante për Realin e Madridit në derbin ndaj Aatletikos atë ditë. Gjatë marrjes në pyetje shqiptarët pranuan se kishin grabitur edhe Alvaro Moratën, më 7 qershor të 2019-es, duke përfituar nga fakti se ai po luante një ndeshje me kombëtaren spanjolle në Ishujt Faroe. Gruaja e sulmuesit i diktoi shqiptarët, por ata nuk e kërcënuan dhe u larguan. Ky grup pranoi se kishte vjedhur edhe shtëpinë e Thomas Partey, ndërsa ai ishte në Moskë për një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Atletikos të Madridit.

Burimi: Emisioni “Natën e Mirë dhe Paç Fat”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *