Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Izraeli thotë se goditi 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020

31 Dhjetor 21:10

Ushtria e Izraelit, tha të enjten se kishte goditur rreth 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020. Izraeli rrallë komenton mbi sulmet në Siri.

Raporti vjetor i lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk dha detaje në lidhje me objektivat e goditur, por Izraeli besohet të ketë ndërmarrë qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile më 2011. Sulmet kanë shënjestruar trupat qeveritare, forcat aleate iraniane dhe luftëtarët nga grupi libanez Hezbollah.

Shteti hebre vazhdimisht është zotuar se do të parandalojë armikun e tij Iranin që të fitojë një terren në Siri. Teherani ka mbështetur presidentin Bashar al-Asad gjatë gjithë luftës, gati një dekadëshe. Një zëdhënëse ushtarake i tha AFP-së se shifrat në raport ishin të sakta deri më 20 dhjetor.

Sulmi i fundit në Siri, për të cilin fajësohet Izraeli, ndodhi të mërkurën, kur raketat nga shteti hebre goditën një pozicion ushtarak pranë Damaskut, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak. SANA tha se një ushtar sirian u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Ushtria e Izraelit nuk pranoi të komentojë mbi incidentin.

Në përgjithësi, aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorrën 1,400 aksione “operacionale” në vitin 2020, tha raporti, pa dhënë hollësi. Lidhur me konfliktin palestinez, raporti tha se 176 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës i drejtuar nga Hamasi në Izrael, nga të cilët 90 ranë në terren të hapur. Mbrojtjet raketore izraelite kishte kapur 80 raketa.

Izraeli dhe Hamasi kanë bërë tre luftëra që kur islamikët morën pushtetin në Gaza më 2007./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
2020 Izraeli Siri sulme

Nga e njëjta kategori

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

më shumë...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një kreu shteti të Evropës që pas rënies së Asadit

më shumë...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

më shumë...

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.