Ndërsa në pjesën tjetër të Italisë kurba e të infektuarve me koronavirus duket se do të ulet për disa ditë, në Veneto ajo vazhdon të rritet.

 

Të enjten u raportuan 620 raste të tjera, duke e çuar gjithsej numrin e të prekurve në 7202.

 

“Nuk është një qëndrim i matur dhe heroik nëse mendon që: virusi nuk më prek. Kjo do të thotë të jesh i çmendur, virusi është atje, ai mund të infektojë të gjithë dhe ne duhet të shmangim çdo takim”.

 

Këshilltarja e Shëndetësisë, Manuela Lanzarin konfirmoi se 125 të mitur midis moshës 17 dhe 17 vjeç janë të infektuar me koronavirus dhe gjashtë prej tyre, tre fëmijë, më pak me 1 vjeç janë shtruar në spital në Venecia, një 16-vjeçaar nodhet nën kujdesin e mjekëve në Vendor San Dona dhe dy pacientë të moshës 17- vjeç janë akoma në spital, në Rovigo. Ndërkohë, 42 të tjerë që ndodhen në shtëpi janë midis moshës zero dhe 5 vjeç.

 

“Koronavirusi nuk sulmon vetëm të moshuarit, megjithëse grupi më i rrezikuar I përkasin moshës mbi 70 vjeç. Pra, kujdes nga gjyshërit dhe fëmijët, mbrojini ata “, shtoi Lanzarin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *