Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Departamentin e policisë Kriminale dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 30 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Shtetasi i arrestuar është E.B., 30 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i 30 vjeçarit u bë në rrugën “Arkitekt Sinani”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi gjykata e Apelit Milano e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera penale.





