Ngushëllimet që presin të afërmit e familjes Lala në barin e lagjes, për tragjedinë e shumëfishtë janë lëvizjet më të shpeshta në zonën e ish-Kënetës ne Durrës.

 

Disa nga familjarët janë rikthyer në banesa për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga mundi i një jetë.

 

Paralelisht me ketë panoramë shohim dhe grupin e ekspertëve të inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj që kryejnë verifikimet e banesave.

 

Tre familjet Kajo që jetonin në këtë vilë kanë shpëtuar nga tërmeti shkatërrimtar por ajo nuk është më e banueshme.

 

Demir Kajo e pranon se ka gabuar me ndërtimin e shtëpisë së tij në ish-kënetë, por ai fajëson shtetin që nuk e pengoi atë dhe shumë banorë të zonës. Nga ana tjetër tashmë e prêt sfida e një jetë të re, e mbushur plot me pasiguri.

 

Eksperti zviceran që verifikoi shtëpinë thotë se çdo godine ka specifikat e veta dhe duhet analizuar me kujdes por në disa raste ajo çka shihet me sy të lire në këtë zonë është se ka çeduara edhe puna e inxhinierëve.

 

“Ne kemi tre ditë që kemi ardhur në Shqipëri sot është dita e pare këtu ne këtë zone. Është e vështirë te besh deklarate te përgjithshme pasi çdo godine ka specifikat e veta. Ajo çka shohim me sy te lire është qe shume banesa janë shkatërruar ndërsa disa i kane rezistuar lëkundjeve, nuk mund te fajësoj njeri ne këtë proces por kur nderohet një objekt përfshihen pronari, projektuesi dhe ndërtuesi ne disa raste ky zinxhir ka çeduar”.

 

Mbetet e vështirë për të dhëne shifra përfundimtare lidhur me bilancin në ish-Kënetë. Por administratori i zonës thotë se emergjente është evidentimi i banesave që janë në rrezik shembjeje.

 

Shumë prej banorëve të zonës janë strehuar në çadrat apo palestrat e shkollës në Durrës por disa prej tyre rikthehen për të parë investimin e jetës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *