Subscribe

Një familje mesatare shqiptare shpenzoi një vit më parë 88.367 lekë në muaj për ushqime, pije, veshje dhe për të paguar faturat.

 

Sipas INSTAT, shuma mujore e harxhuar është rritur me 4,5% krahasuar me vitin 2021, ose e thënë ndryshe 3.800 lekë më shumë në muaj, e ardhur kjo nga inflacioni.

 

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore, gati 40%.

 

Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve, ku familjet shqiptare paguan më shtrenjtë veçanërisht për mishin e nënproduktet e tij, bukë e drithëra si edhe qumështin dhe prodhimet e bulmetit.

 

Vitin e shkuar në buxhetin e një familjeje shqiptare zunë peshë të konsiderueshme edhe shpenzimet për qiranë e mobilimin e banesës, ndjekur edhe nga nga drekat e darkat në restorante.

 

Sipas ekspertëve, këto të dhëna tregojnë se çfarë ndikimi dha inflacioni në buxhetet familjare: Për të njëjtat produkte paguan më shtrenjtë, duke tkurrur shpenzimet për shërbime të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *