Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme nga shpërthimi i një vullkani në malin Agung në ishullin turistik të Balit.

 

Shpërthimet e hirit vullkanik kanë filluar ditën e shtunë .

 

Tym i zi, hi dhe zjarr janë parë të dalin nga maja e malit 3400 metra të lartë. Ekspertët thonë se llava është në lartësi në krater dhe se një shpërthim i madh mund te ndodhe nga moment ne moment.

 

Zona e rrezikut prek deri 100,000 njerëz, shumë prej të cilëve janë evakuuar.

 

Autoritetet dhanë alarmin pas rritjes së aktivitetit gjatë fundjavës.

 

Masa për mbylljen e aeroportit erdhi pasi testet treguan se hiri i vullkanit kishte arritur hapësirën ajrore të tij, duke i bërë të rrezikshme fluturimet e avionëve.

 

Qindra udhëtime u anuluan, duke lënë rreth 59,000 turistë të bllokuar në ishull. Mbyllja do të vazhdojë deri të martën, por zyrtarët thanë se po ndjekin nga afër situatën dhe do të përcaktojnë çdo gjashtë orë nëse aeroporti duhet të mbetet i mbyllur.

 

Shpërthimi i fundit i vullkanit më 1963 vrau rreth 1100 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *