Subscribe

Dikur një fushë e braktisur mbeturinash, sot shkolla e re me emrin e poetit dhe fizikanit “Betim Muço” në Kombinat, është një nga më të mira e Tiranës. Kryebashkiaku vlerësoi punën për lirimin e territorit të zaptuar dhe ndërtimin në kohë rekord të këtij institucioni arsimor, i cili zgjidh përfundimisht problemin e mësimit me dy turne.

 

“Jam shumë i lumtur që më në fund ky projekt u bë realitet. Kemi një mundësi fantastike që ta nderojmë Betimin, jo me fjalime, jo me patetizma, jo me pllakata, por me një institucion, i cili me gjasë do të frymëzojë nesër djem dhe vajza të shkëlqyer, që do të rriten me dashuri në një ambient të ngrohtë, nga mësues që do të investojnë shpirtin, zemrën, dijet e tyre për ta. Mënyrën se si arsimojmë fëmijët tanë e kemi vetë në dorë, si të respektojmë hapësirën publike apo njëri-tjetrin në komunitet. Kemi një shans ideal që në këtë shkollë, në këtë hapësirë, të rrisim Tiranën e një gjenerate tjetër, që i respektojnë këto kode. Jam shpresëplotë që kjo mund të bëhet dhe ky është një shans që na i jep kjo shkollë”

 

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, këtë vit Bashkia e Tiranës hapi katër shkolla të reja, të cilat do të pasohen shumë shpejt nga puna për ndërtimin e 16 institucioneve të tjera.

 

 “Vetëm në një vit hapëm 4 shkolla të reja, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Hasan Tahsin”, Shkollën e Baletit dhe shkollën “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit. Çdo problem është një mundësi për të bërë diçka. Problemi që gjetëm në zonën e Kombinatit na dha një mundësi për të hapur një shkollë me 27 klasa, 6 laboratorë, 3 terrene sportive dhe krejt papritur, nga një mision i pamundur, kur i vëmë mendjen dhe zemrat bashkë, bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”

 

Shkolla e re 9-vjeçare “Betim Muço” ka 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. Gjithashtu, shkolla ka një palestër dhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat përveç shkollës, do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *