Vullkani Kilauea në Hawaii ka hyrë në një fazë të re shpërthimi, duke hedhur në ajër shtylla të fuqishme lave, ndërsa aktiviteti mbetet i kufizuar brenda territorit të Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait.
Mali Kilauea, në Ishullin e Madh, është riaktivizuar duke ndriçuar qiellin e natës me ngjyrat intense të së kuqes nga shpërthimet e vazhdueshme. Aktiviteti i fundit, i cili ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve për gati një vit, nisi më 6 dhjetor dhe përfshin shpërthime me shtylla lave që arrijnë nga 15 deri në 30 metra lartësi nga krateret e konit verior.
Pavarësisht intensitetit të shpërthimit, ai vazhdon të jetë i kufizuar brenda parkut kombëtar, ndërkohë që shkencëtarët e Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara po monitorojnë nga afër rritjen e aktivitetit sizmik dhe rrjedhën e lavës.
Për momentin, asnjë komunitet përreth nuk rrezikohet nga shpërthimi.
/vizionplus.tv





