Subscribe

Imami Ahmed Kalaja dhe bashkëshortja e tij Moza janë prindër të dhjetë fëmijëve. I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Imami Kalaja ka prezantuar emrat e fëmijëve të tij, por dhe historinë e tyre.

Ai ka treguar se është shumë i lumtur për familjen, ndërsa me batutë ka thënë se fëmijët e tij janë të ndarë me parti.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Janë disa momente në familje duke gatuar?

Ahmed Kalaja: Ja bëj dhe unë si burrë i mirë.

Pranvera Borakaj: Gatuan vërtetë?

Ahmed Kalaja: Nuk ja them për shumë gjëra, po vezën e qaj, ose për të grirë. Psh djtahin me vaj. Nuk ja them shumë, nuk është se kishim ndonjë hapësirë shumë të madhe gatimi. Çuni im Muhamedit i jepet shumë për gatim, Hatixhja për ëmbëlsira është njish për ëmbëlsira, Aishja i jepet shumë për gatim. Kemi disa fëmijë që ju jepet për gatim. Mua psh. Po s’pata gjë, shkoj ke djathi dhe vaji.

Pranvera Borakaj: 10 fëmijë, jam shumë kurioze për emrat e fëmijëve.

Ahmed Kalaja: E para është Hatixhja, i kam vënë emrin e bashkëshortes së Profetit, tani është 24 vjeç. Fëmija i dytë është Adurrahmani, fëmija i tretë është Ilmiu, babi është gjallë. Është një besytni te shqiptarët që kur është babai gjallë nuk i vihet emri, por unë ja vura.

Pranvera Borakaj: E keni thyer këtë, ishte dakord babai?

Ahmed Kalaja: Po shumë dakord, dhe i lumtur shumë.

Pranvera Borakaj: Ka marrëdhënie të ngushtë?

Ahmed Kalaja: Janë si shokë. Fëmija i katërt është Aishja, pastaj vjen fëmija i pestë që është Muhamedi. Muhamedi lindi në Medine. Kemi qenë me Mozën në Haxh, pas Haxhit lindi në Medine, dhe i vumë emrin Muhamed. Fëmija i gjashtë e ka emrin Rrahime. Rrahime do të thotë shumë e mëshirshme, e kemi marrë inspirimin nga gjyshja e Mozës, ka qenë një grua shumë e devotshme, shumë e përkushtuar, ne morëm emrin e saj dhe ja vumë vajzës tonë. Fëmija i shtatë është Ibrahimi. Edhe Ibrahimi ka lindur në Meke, kemi qenë me Mozën në Haxh, pas Haxhit, Moza ka lindur dhe i vumë emrin Ibrahim, pasi profeti Ibrahim ka qenë në Haxh. Pas Ibrahimit vjen Sulejmani, është emri i gjyshit tim. Pastaj vjen Iljaz, është emër Profeti por nuk është folur shumë për të. Dhe i fundit fare që është ëmbëlsira e shtëpisë, që është shkatërruesi është Zejni.

Pranvera Borakaj: Si është bashkëjetesa mes fëmijëve?

Ahmed Kalaja: Janë të ndarë me parti, me grupe. Dy të mëdhenjtë janë të martuar. Vajza është e martuar, kurse Abdurrahmani i fejuar, shumë shpejt do ta marri nusen në Medine. Të tjerët janë në shkollë të mesme. Djali është në maturë, edhe vajza maturante, pasi djali është në profesionale dhe vajza në gjimnaz. Pastaj të tjerët janë në nëntëvjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *