Valë ndryshimesh në uniformat në zonën e juglindjes.

 

Ikin nga detyra shefat e komisariateve në Kolonjë e Maliq dhe në vend të tyre emërohen të tjerë oficerë policie.

 

Në komisariatin e rrethit të Kolonjës është caktuar  si drejtues Ramiz Hymeti. Ai mbante deri tani në detyrë titullari në drejtimin e sektorit të rendit në Drejtorinë vendore të policisë rajonale. Ramiz Hymeti zvendësoi në krye të komisariatit të Kolonjës kolegun e tij Erion Bicaj I cili mbetet në dispozicion të Ministrisë të Brendëshme.

 

Lëvizjet në titullarë lokalë të policisë kanë prekur edhe komisariatin e Maliqit. Këtu është larguar Gentjan Diko që emërohet në një detyrë më të lartë si shef I krimit të organizuar në Drejtorinë e policisë Korçë. Në vend të tij është emëruar shef komisariati në Maliq Besnik Çevani.

 

Ndryshimet në kupolën e komisariateve të policisë në Qarkun Korçë ishin paralajmëruar që disa kohë më parë me largimin e Ardian Fezollarit nga funksioni I kreut të policisë në Devoll. Tashmë rokadat mes oficerëve të policisë kanë përfshirë të gjithë komisariatet e zonës juglindore, me përjashtim të rrethit të Korçës dhe Pogradecit. Nuk dihet motivacioni zyrtar I këtyre lëvizjeve që zakonisht thuhet se kryhet për forcim të mëtejshëm të punës në nivelin e policisë lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *