Policia e Lezhës ka arrestuar një 40-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për Gjergj Mirashin, të cilin Gjykata e Venecias e ka dënuar në vitin 2017 me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *