Një 73 vjecar është arrestuar në Delvinë pasi plagosi një shtetas.
Ngjarja ndodhi orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz,.
I moshuari me iniciale K.N ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive banale.
Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.





