Një 63-vjeçar është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 700 mijë lekë, pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës, edhe pse ishte i infektuar me koronavirus.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.G., nga Vlora, të cilit i është zbuluar testi pozitiv gjatë kontrollit në kufi.

 

“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *